Burrë dhe grua, përkatësisht 50 dhe 41 vjeçe kanë mbetur të plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të shtune. Ngjarja ka ndodhur në Kamëz, në rrugën “Kosova”, rreth orës 22:15.

 

Çifti është qëlluar me armë pranë banesës së tyre. Autori nuk është identifikuar ende.

 

Të plagosurit, P.P. dhe A.P. janë dërguar në spital, ku mësohet se ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *