Pak momente para nisjes së protestës të rinjte e opozitës  iu kanë shpërndarë lule policeve tek kryeministria, duke dhene mesazhin se protestuesit vijne paqesore dhe policet nuk duhet te mbrojne nje qeveri qe i ka vjedhur edhe ata vete.

 

Ndërkohë pjesa tjetër e protestuesve kane pankarta me mesazhin se Edi Rama eshte kryeminister ilegjitim, me vota te blera nga krimi.

 

Pankarta te tjera akuzojne Ramen per vjedhjen e shqiptareve per t’u pasuruar vete bashke me oligarket.

 

Sipas PD, te gjitha pankartat japin mesazhin se ka ardhur koha qe kesaj qeverie t’i jepet fund dhe t’i hapet rruga nje zgjidhje politike.

 

Drejtuesit me të rëndësishëm të PD, kryetari Basha dhe ish lideri Berisha kanë dalë bashkë nga selia blu për ta përshkruar në këmbë rrugën deri para kryeministrisë.

 

Nderkohe Monoika Kryemadhi u nis nga selia e LSi drejt protestes. Ajo shoqerohej nga gra dhe vajza.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *