Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka shprehet se investimi kryesor i kryeministrit Edi Rama është kultivimi i kanabisit.

Krahas një videoje të shpërndarë në “Facebook”, Paloka shkruan se kjo qeveri do të mbahet mend për njohjen botërisht të Shqipërisë si “Kolumbia e Evropës”.

Sipas tij, Rama tradhtoi interesin e shqiptarëve me qëllim pasurimin e disa bandave.

“Kanabisi është investimi kryesor i Edi Ramës për të mbajtur pushtetin me krimin e organziuar. Qeverisja e tij do të mbahet mend për njohjen botërisht të Shqipërisë si “Kolumbia e Europës”. Për të pasuruar disa banda që i përdor në zgjedhje, Edi Rama tradhtoi interesin e shqiptarëve. Në vend të punojnë tokën, të rinjtë punojnë në plantacionet e hashashit dhe pastaj vriten me plumb pas koke. Këtë te keqe duhet dhe do ta largojmë më 25 Prill”, shkruan Paloka.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *