Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla deklaroi se Shkëlzen Berisha ka humbur betejën gjyqësore me drejtësinë amerikane për çështjen e Gërdecit. Në “Facebook”, ai postoi një vendim të një Gjykate Apeli në SHBA, që sipas Ballës, nxjerr fajtor djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

 

 

“Drejtësia amerikane konfirmon përfshirjen dhe fajësinë e Shkëlzen Berishës dhe përmes tij të Sali Berishës në masakrën e Gërdecit. Vendimi i gjykatës amerikane është detyrues për ri-hapjen e hetimit për krimin shtetëror në Gërdec. Një Gjykatë Apeli në SHBA ka rrëzuar përsëri pretendimet e Shkëlzen Berishës duke u shprehur se faktet e përmbledhura në librin “Armët dhe Çunat” të Guy Laëson dhe ekranizimin “Qentë e Luftës”, të cilat akuzonin Shkëlzen Berishën si i përfshirë në trafik ndërkombëtar armësh.”  

 

Balla tha se vendimi i Gjykatës së Apelit konfirmon atë të Gjykatës së Floridas për Shkëlzen Berishën. Ai theksoi se në vendim ekzistojnë inidice që mund të çojnë në rihapjen e dosjes këtu në Shqipëri.

 

“Gjyqtarët amerikanë në vendimin e shpallur dje, kanë konfirmuar Vendimin e Gjykatës së Floridas, duke u shprehur se Shkëlzen Berisha nuk solli prova që rrëzojnë faktet e publikuara dhe “nuk solli argumente të bazuara përmes të cilave të mbërrinte në përfundimin e se gjykata e distriktit (Floridas) abuzoi duke mos i dhënë kohën e duhur për të sjellë provat.” Ky vendim gjykate edhe pse i karakterit civil, përmban në brendësi indiciet për ri-hapjen e hetimit ndaj Shkëlzen Berishës lidhur me përfshirjen e tij në atë tragjedi të rëndë.”

 

 

Në mars të vitit të kaluar, një gjykatë në Florida hodhi poshtë pretendimet e tij duke pushuar çështjen që Shkëlzen Berisha ka ngritur ndaj autorit amerikan Guy Laëson autor i librit për Gërdecin “Arms&the Dudes”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *