Dy vëllezër mbetën të plagosur mbrëmjen e kësaj të shtune në Shkodër. Marjan dhe Hoten Doçi, përkatësisht 23 dhe 30 vjeç, morën plagë pas të shtënave me armë zjarri, ende në rrethana të paqarta.

 

Ata u dërguan menjëherë në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën, njofton “Vizion Plus”. Në momentin e ngjarjes në fshatin Bardhaj, vëllezërit po lëviznin me makinën e tyre.

 

Në zonën ku ndodhi ngjarja kanë mbërritur efektivët e Policisë Vendore dhe grupe të FNSH Shkodër. Ata po bëjnë krehjen e zonës për të mbledhur prova që mund t’i çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *