Ndonëse kishin paralajmëruar se do të bënin lëvizjen e radhës për të mbrojtur nga izolimi në shtëpi Sali Berishën, avokatët e tij nuk u paraqitën në Gjykatën e Posaçme. Brenda orës 16:00 kur perfundoi orari zyrtar, ata nuk e depozituan kërkesën e radhës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

Paraditen e kësaj të premteje Sokol Mëngjesi pranoi se u paraqit në Gjykatën e Posaçme për të tërhequr vendimin e arsyetuar të gjyqtares Rudina Palloj, e cila rrëzoi kërkesën e tyre të mëparshme për përjashtimin e Irena Gjokës, pasi e gjeti atë të pabazuar në ligj. Por, sipas tyre ky vendim nuk iu vendos në dispozicion, ndaj ata nuk u paraqitën në gjykatë.

Lexo edhe :

Related Posts

“Gjykata e posaçme të informojë, se cila është arsyeja që deri në orarin zyrtar nuk vuri në dispozicion vendimin e papranueshmerisë së kërkesës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka sikurse i’u premtua avokatëve zyrtarisht dhe verbalisht!”, tha avokati Sokol Mëngjesi.

Për të provuar se gjyqtarja është e njëanshme dhe se ka konflikt interesi në vendimmarrjen ndaj Berishës, mbrojtësit thonë se ky vendim do t’i bashkëngjitej materialeve audio dhe vendimeve të mëparshme të vetë gjyqtares Irena Gjoka që ata kërkojnë të përjashtojnë.

Ndërkaq, edhe zyra e shtypit të Gjykatës së Posaçme pranoi se nuk iu ka shkuar asnjë kërkesë me shkrim për përjashtimin e gjyqtares.

Pas 2 muajsh e 8 ditë nga momenti që SPAK ka kërkuar masën e parë, atë të Detyrimit të Paraqitjes për Sali Berishën, numri i kërkesave për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka ka shkuar në katër.

Sali Berisha është shprehur më herët se në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, e ka shkarkuar gjyqtaren në shkurt të 1996 për paaftësi profesionale.Por Irena Gjoka është riemëruar vetëm 6 muaj më vonë që për Prokurorinë e Posaçme është provuar edhe nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Ndërkohë, vendimi për masën e sigurisë ndaj Berishës pritët të shpallet të shtunën në mesditë./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *