Pavarësisht thirrjeve të autoriteteve për të shmangur grumbullimet e njerëzve, të moshuarit u janë drejtuar sporteleve të postës për të tërhequr pënsionin.

 

Një masë parandaluese nga Posta Shqiptare është shpërndarja e tyre në shtëpi, për të shmangur radhët, por pensionistët duhet të paraqiten për të lënë të dhënat përsonale dhe adresën e shtëpisë.


“Shkruajmë adresën këtu dhe na e sjell posta”

 

Nga ana tjetër, disa zyra të postës  kanë vendosur ruajtjen e distancës, ku nuk lejohet më shumë se një qytetar pranë sporteleve.

 

Frika te qytetaret eshte prezente të cilët thone se ndihen të rrezikuar nga përhapja e virusit.

 


“Frike kemi, po çfare te bejme, do dalim, Çfarë masash te marrim, ato qe thote televizori i kemi marre. Keto qe duhet po i bejme, por per te dale duhet te dalim se na e kerkon nevoja
.”

“Eshtë frikë por duhet të vëmë në zbatim ato masat që thonë doktorët, unë i kam vënë. Uroj të jetë e lehtë dhe të ngelet më kaq”

 

Ndërsa pikat e shërbimit të ujësjellës kanalizimeve janë të mbyllura, por ofrojnë për qytetarët shërbimin online dhe atë telefonik, deri në një njoftim të dytë.

 

Shërbimet e OSHEE vazhdojnë të hapura, por duke ruajtur distancën si masë parandaluese.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *