Subscribe

Një çift i moshuar nga fshati Bushnesh i Krujës kërkojnë t’u rindërtohet shtëpia që të fusin kokën. Banesa e Dodë dhe Marte Krosit është një ndër të dëmtuarat nga tërmeti i nëntorit. Të moshuarit i thanë kreut të FRPD, Belind Këlliçi, se kanë dhjetë muaj që jetojnë në çadër. Dodë Krosi shtoi se shtëpia e tij është vleruar me DS5 nga autoritetet dhe ndihmat nga shteti nga qeveria nuk kanë qenë të mjaftueshme.

 

“Në çadër jetoj, 10 muaj në çadër aty. Jetoj në çadër, edhe asnjë ndihmë, asnjë. Nuk ka ardhur njeri të na thotë gjë. Na rroftë çadra jonë! Çadra fut ujë brenda. Ai shi që ra, u fut uji brenda.”

 

Atyre u është thënë se do t’u ndërtojnë një kabinë në Thumanë, por nuk duan të lëvizin nga toka e tyre.

 

“Një dhomë a dy dhoma, 2 dhoma të na bëhen këtu, nuk duam më tepër. 2 dhoma të na bëjnë, 2 dhoma. Sa pleqtë të fusin kokën brenda! Të flejmë rehat!”

 

Çdo ditë, përfaqësues të Partisë Demokratike takojnë nga afër njerëzit e prekur nga tërmeti për të dëgjuar shqetësimet e tyre.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *