Një adoleshente 16-vjeçare ka ndërruar jetë në Paris, duke u bërë viktima më e re nga koronavirusi në Francë. Mamaja e Julie tha se kjo që i ndodhi familjes është e “papërballueshme”.

 

Autoritetet shëndetësore e konsideruan vdekjen e 16-vjeçares “tragjike”, ndërsa thanë se pjesa më e madhe e njerëzve që humbin jetën nga koronavirusi janë të moshuar dhe që kanë probleme serioze shëndetësore.

 

Sipas motrës së saj të madhe, e mitura nuk kishte probleme të tjera me shëndetin.

 

“Ndaloni së menduari që ky virus infekton vetëm të moshuarit. Të gjithë mund të prekemi nga COVID-19”, tha motra e së ndjerës.

 

Po ashtu, familjarët u shprehën për mediat vendase se e gjitha ndodhi shumë shpejt dhe se Julia ankohej fillimisht vetëm për kollën. Shëndeti i saj u përkeqësua gjatë javës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *