Çdo fermer do te pajiset me nipt, qe është numër identifikues si tatimpagues. Ky dokument, për të cilin nuk paguhet asgjë, do t’i japë te drejte fermerëve, te përfitojnë nga skemat lehtësuese te pagesës qe ofron qeveria. Aplikimet për këtë dokument, por edhe për te për fituar fonde, kane nisur ne datën 15 mars dhe do te mbyllen ne 13 prill. Skemat lehtësuese te qeverise, parashikojnë mbështetje nga 500 mije leke për investime te vogla, deri ne 200 milionë për krijime te mirëfillta fermash. Po sa efeciente do te jene këto skema ne kohen kur Shqipëria njihet për parcelizim te tokës, nga 1 deri ne 2 ha? Por po t’u referohemi te dhënave nga aplikimet e një viti me pare, rezultonin 20 mije fermerë qe kërkonin fonde nga qeveria.