Operacioni Forca e Ligjit ka shkuar këtë të enjte në Vlorë, ku iu ka dërguar formularin e vetëdeklarimit të pasurisë 4 të dënuarve për vepra të ndryshme penale.

Burimin e pasurisë duhet ta justifikojnë për 48 orë Real Osmani, Elidon dhe Aleksandër Bojko.

Osmani është dënuar për “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë;

Elidon Bejko është dënuar për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”;

Aleksandër Bejko ka qenë i dënuar për  “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Këta persona duhet t’iu përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *