Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ka njoftuar se është lehtësuar proceduar për ndërrimin e targave të makinave.

 

Në një njoftim në “Facebook”, drejtoria e Transportit duke iu drejtuar drejtuesve të mjeteve, ka theksuar se nuk do të ketë më ndyshim dokumentacioni në momentin kur u dëmtohet targa.

 

“Tjetër lehtësim: Kur ju dëmtojnë targën mjafton ta ktheni dhe ne do ju paisim me targën e njëjtë! Nuk ke pse ndrron komplet dokumentacionin, as pse bën më kontroll fizik dhe më e rëndësishmja, paguan vetëm koston e 1 targe, me po ato numra e gërma! JO stres! JO angarira dublikatesh. Kursim kohe e lekësh! (Praktika e re në fjalë nuk mundësohet për rastet e humbjes së targës/targave dhe jo për formatet e dala nga prodhimi!)”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *