Subscribe

Dy jave pas hyrjes ne fuqi te detyrimit doganor qe duhet te paguaje çdo qytetar, i cili porosit nje mall përmes internetit, Ministria e Financave ka reaguar me nje deklarate per shtyp ku thotë se morri vendim per te tatuar me 20% produktet mbi kufirin 22 euro per te përmbushur standardet e objektives europiane. Taksen prej 20% e paguajnë edhe shqiptaret, te cilët marrin nje dërgese nga jashte, qofte edhe ne forme dhurate, por kufiri qe tolerohet ne këtë rast është 45 euro.

Në zbatim të parimeve bazë të aplikimit të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, ky tatim është një tatim mbi konsumin që si I tillë, aplikohet mbi çdo mall që importohet në territorin e Shqipërisë. Në zbatim të këtij parimi si dhe për të evituar informalitetin në rastet kur dërgesat e tilla përdoren edhe për qëllime tregtare, të gjitha vendet e BE dhe rajonit kanë standardizuar rregullin duke rishikuar kufirin në jo më shumë se 22 euro.

Sa i përket radhëve te gjata te krijuara ne sportelet e postes shqiptare, financat thonë se çdo gjë do te zgjidhet pasi Drejtoria e Doganave është duke përgatitur thjeshtëzimin e procedurave per këto lloj blerjesh.

Posta shqiptare do t’u mundësojë qytetarëve plotësimin e deklaratës doganore elektronikisht dhe arkëtimin e detyrimit doganor. Qytetarët mund ta kryejnë procedurën e zhdoganimit, pagesën dhe tërheqjen e objekteve postare pranë zyrave postare në qytetet ku ata banojnë.

Ne reagim, Ministria ka nisur edhe nje tabele, e cila ben krahasimin me vendet e tjera te Bashkimit Europian. Por ky justifikim me sa duket doli ditët pas miratimit, pasi jo me larg se disa jave me pare, financat argumentuan se e morën kete vendim per shkak te kërkesës se tregtareve vendas, te cilëve iu kishin rene shitjet. Përveç kësaj, direktiva e BE, nuk përcakton ne mënyrë te sakte kohen se kur shteti duhet te zbatoje kete rregull ne kohen qe ai nuk ka statusin e anetarit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *