Subscribe

Hiqet taksa e tavolinës per çdo lokal ne kryeqytet qe shfrytëzon hapësirën publike. Pas kërkesave dhe negociatave me përfaqësuesit e biznesit, Këshilli Bashkiak ka ndryshuar vendimin e dy muajve me pare, duke bere zero tarifën 2500 leke te rinj per çdo tavoline bari apo restoranti qe ndodhet ne rruge ose trotuar. Kjo takse e kundërshtuar ashpër përmes protestave nga biznesi, nuk do te mblidhet as per dy muajt e pare te vitit, janar-shkurtin. Nje tjetër ndryshim i miratuar nga shumica e Këshillit Bashkiak është vendimi per hartën e re te taksave te bizneseve, sipas vendndodhjes se tyre. Bashkia ka ngushtuar sipërfaqen e zonës A, ate qe konsiderohet qendra e Tiranës dhe për çdo metër katror qe subjekti shfrytëzon ne hapësirën publike taksohet me 1500 leke. Kete tarife per metër katror do ta paguajnë bizneset qe shfrytëzojnë hapësirën publike ne zonën e bllokut, ne qendër, përgjatë rrugës “Myslim Shyri”, asaj te Kavajës dhe rruges se Durrësit. Bizneset ne rrugët dytësore me larg qendrës do te takohen me 7500 ndërsa ato ne periferi me 4 mije leke. Këto jane ndryshimet e bera ne paktën fiskale per tarifat vendore te Bashkisë se Tiranës. Ndërsa per familjaret asgjë nuk do te ndryshoje. Madje ne muajin prill banoret do te nisin te paguajnë bashke me konsumin e ujit edhe tre taksa vendore qe hyjnë ne faturën e ujësjellësit.Tarifa e pronës rreth 5 mije leke, e infrastrukturës arsimore 1800 leke, si dhe taksa pastrimit 5 mije leke, e cila ka qene edhe me pare ne faturën e ujit. Te treja këto tarifa kapin mesatarisht vlerën e 12 mije lekeve te rinj ne vit. Ndërsa te përpjesëtuara, çdo familje e Tiranës do te paguaje 1 mije leke te rinj çdo muaj per taksat mbi vlerën konsumit te e ujit.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *