Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, pak para nisjes së takimit të shtunën me kryeministrin Edi Rama, ku pritet të vendoset fati i koalicionit të majtë në zgjedhjet e ardhshme, deklaroi se marrëveshja e re me Partinë Socialiste lind nga vota e lirë.

 

Në një prononcim për mediat para futjes në takim, Meta tha se është ende në fuqi marrëveshja e vjetër, e cila ka një problem të vogël që do duhet të zgjidhet patjetër. “Marrëveshja e re lind nga vota e lirë”, u shpreh Meta.

 

Takimi Rama-Meta, që ka nisur në Hotel Tirana, vjen në një moment kur situata politke në vend është në ngërç për shkak të këçrkesës së opozitës për krijimin e një qeveri teknike, që do ta drejtojë vendin në zgjedhje të lira dhe të ndeshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *