Shefat e diplomacive te Shqipërisë dhe Greqisë nisen raundin e dyte te bisedimeve për te zgjidhur shume nga çështjet e mbetura pezull mes dy vendeve. Këtë here Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias dhe delegacionet respektive qëndrojnë ne një prej hoteleve te Korçës.
Dita e pare e bisedimeve disa orëshe u mbyll por palët janë treguar hermetike dhe kane preferuar te mos japin detaje. Ne mbrëmje Bushati dhe Kotzias vizituan pazarin e vjetër te Korçës dhe darkuan ne njërin prej restoranteve.
Bisedimet nisen te premten rreth orës 15:00. I pari qe mbërriti ishte ministri i jashtëm Ditmir Bushati dhe delegacioni shqiptar. Rreth orës 13:30 ata hynë ne ambientet e hotelit.
Ndërsa ministri i jashtëm grek Nikos Kocias dhe ekspertët që e shoqëronin kaluan territorin shqiptar përmes pikës kufitare të Kapshticës dhe mbërritën rreth orës 14:50 minuta.
Negociatat ruajnë formatin e Kretës. Dy delegacionet kanë një sërë çështjesh për të ridiskutuar: më të rëndësishmet mes tyre janë caktimi I kufirit detar mes dy vendeve, ligji i luftës që është ende në fuqi në Greqi, varrezat greke dhe problemet kufitare me emigrantët.
Ministrat kanë në ekipet përkatëse edhe ekspertët të cilët do të shqyrtojnë në detaje çështjet për të cilat arrihet dakortësia.
Negociatat në Korçë do të vijojnë gjatë gjithë ditës së shtunë për te sheshuar çështjet e mbetura pezul ndërsa të dielën pritet të ketë një deklaratë zyrtare për rezultatet. Burimet bëjnë me dije se ne prill do te ketë një takim mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut te tij grek Tsipras ku do te nënshkruhen disa marrëveshje.