Vijon ndikimi i kushteve atmosferike të paqëndrueshme mbi territorin shqiptar duke kushtëzuar kthjellime të pakta dhe vranësira të dendura deri në mesditë.
Alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare dominojnë në ultësirën perëndimore. Por vranësira të shpeshta paraqiten në zonat malore lindore të vendit gjatë paradites.
Kthjellime e vranësira kalimtare dominojnë motin në territor deri në mesditë kur vranësirat bëhen më të dukshme në zonat malore, kryesisht në Juglindje