A flasin prindërit dhe fëmijët për seksualitetin? Kjo ishte pyetja që u diskutua në studion e “7pa5” në Vizion Plus me Alma Çelajn dhe Syrjan Rahovën dhe mjeken gjinekologe Edlira Bylykbashi.

Kjo e fundit tha se shumë të rinj kanë mungesë të theksuar informacioni, teksa shtoi se ato pak dije që kanë i kanë marrë përmes internetit dhe jo nga komunikimi me prindërit.

Bylykbashi tha se me djalin e saj ajo ka folur hapur për këtë teme dhe i ka shpjeguar rëndësinë e përdorimit të kondomit, si mënyra më e mirë që organi gjenital mos të sëmuret.

Të rinjtë, pjesën më të madhe të informacionit e marrin nga interneti dhe është fatkeqësi e madhe që shumica e prindërve nuk flasin me fëmijët për seksualitetin për të treguar se kur është koha më e mirë për seksualitetin dhe problemet që vijnë. Më vjen një mesazh në inbox dhe më thotë doktoresha të lutem më kthe përgjigje, kam merak se mos jam zhvirgjëruar sepse u mastrubova. Këtu e kupton që informacioni për procesin e zhvirgjërimit apo seksualiteti është zero.

Baballarët flasin me djemtë dhe flasin për seksualitetin. Djalit tim i kam shpjeguar që herët prezervativin, edhe pse e kuptova që e kish te marrë informacionin nga interneti. E kuptova kur më bëri një pyetje, donte informacion dhe i dhash informacionin më të saktë. Unë i thash djalit që organi gjenital riprodhues është një organ që sëmuret, nësoj si syri apo veshi”, tha Bylykbashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *