Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku tregon se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj kërkon 36 milionë euro për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.

Sipas Tabakut, Veliaj ka dërguar një shkresë në Kuvend, duke kërkuar që “36 mln eurot e taksave të shqiptarëve të përdorën për projektin e Teatrit me kulla”.

Krahas dokumentit të publikuar, Tabaku u shpreh se buxheti është kthyer prej vitesh në tepsi qokash për oligarkët.

“Buxheti i shtetit ka 8 vite që përdoret për favore të një grupi të vogël njerëzish. Ka vite që taksat e shqiptarëve vidhen apo përdoren si mjet për të ndihmuar oligarkët dhe për t’iu bërë barrë bizneseve te tjera. Me pak fjalë buxheti ka vite që është kthyer në një tepsi qokash karshi oligarkëve, tendera për to, koncesione për to, PPP për to. A e kanë mbyllur me kaq?! Kur mendon se ke parë gjithçka bëhu gati të shohësh dhe më shume. Fotokopja pa ngjyrë e Ramës, Erion Veliaj, ka dërguar një shkresë në kuvendin e Shqipërisë duke kërkuar që 36 mln eurot e taksave të shqiptarëve të përdorën për projektin e Teatrit me Kulla që do të ndërtojë aty ku ndodhej dikur Teatri Kombëtar. Pikërisht atë godinë që Veliaj e shembi me dakordësinë e Edi Ramës mu në mes të pandemisë. Duke ushtruar dhunë të pashembullt dhe duke dëftuar fytyrën e vërtetë të manipulatorit dhe gënjeshtarit që betonon Tiranën për interesa klienteliste. Pasi e shembi godinën në kundërshtim me çdo këshillë të ofruar nga ndërkombëtarët dhe nga shoqëria civile, Veliaj i kërkoi qeverisë që të merrte një kredi me vlerë 30 mln euro.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *