Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të ngrihet Komisioni i Posaçëm për Investimet Strategjike.

 

Nga foltorja e Kuvendit, Tabaku tha se me hapjen e këtij komisioni do të shihet se çfarë ka ndodhur me 4 leje të dhëna në zonat e mbrojtur.

 

“Problem i madh është me ju, shihni nga e shkuara. Unë kujtoj gropën e Sejdisë, ajo më kujtohet nga Tirana. Folo për çdo gjë, por vetëm për Butrintin nuk foli. Ngrije komisionin e Posaçëm që kemi kërkuar për investitorët strategjik. Aty do shohësh se çfarë kanë. Bëhet transparencë për të gjitha. Një analizë e Birn thotë për një projekt ku shumë e kanë kundërshtuar. Pak njerëz në administratë e kanë kundërshtuar. Pse nuk e mbajtët teatrin kombëtar? Pse nuk e latë ashtu Stadiumin? Hap komisionin e Posaçëm dhe do e shohim se si janë dhënë 4 leje për zonat e mbrojtura.”, tha Tabaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *