Subscribe

Deputetja e PD, Jorida Tabaku tha nga foltorja e parlamentit se Shqiperia është në fillim të një krize të thellë ekonomike.

 

Shqipëria është në fillimin e një krize të thellë ekonomike që po i ngjason përditë e më shumë një stagflacioni ekonomik. Për qytetarët e nderuar; stagflacioni është një situatë ku inflacioni në rritje shoqërohet me rritjen e papunësisë dhe me një kërkesë në ulje për të blerë produkte si pasojë e rritjes së kostove dhe të ardhurave gjithënjë e më të pakta.

 

Tabaku akuzoi qeverine se ka ndërtuar një politikë fiskale në kurriz të shqiptarëve .

 

Mazhoranca Rama ka implementuar një politikë fiskale seleksionuese dhe me taksa që vendosen tek 95% e shqiptarëve duke shmangur vetëm 5% të atyre që janë oligarkë, koncesionarë dhe fitues të PPP-ve. Sa herë që afrohen zgjedhjet qeveria bën nga një rregullim qoke, siç bëri me biznesin e vogël të cilin do ta fusë në skemën e tatimit edhe një herë shumë shpejt siç edhe programi i miratuar nga Ministria e Financave ka nxjerërë si konkluzion. Kështu kur lexoni në faqet dhe llogaritë publike të ministrave të qeverisë Rama se Shqipëria është një vend ku biznesi vogël nuk paguan taksa, është një gënjeshtër e përkohshme pasi ato e kanë në programin e buxhetit afatmesëm që do të rivendosin taksat për këtë biznes. E kanë shtyrë për pak, por do t’ju taksojnë

 

 

Tabaku shtoi se buxheti i shtetit të vendit tonë gjendet përballë një krize edhe më të thellë.

 

Në terma të tjerë, buxheti i shtetit të vendit tonë gjendet përballë një krize edhe më të thellë. Kriza e korrupsionit që sot për sot ka treguar jo 1 projekt PPP por thuajse të gjitha projektet PPP që janë kontrata korruptive dhe abuzive. Kontrata e koncesionit të tre inceneratorëve, një aferë financiare dhe vjedhje 430 mln euro që për ironi po implementohet edeh në Zimbabve nga të njëjtët personazhe. Sot buxhetit të shteti për vitin 2022 këto kontrata në total i kushtojnë 112 mln euro  dhe janë rritur me 11.3% në raport me vitin e shkuar. Të gjitha këto parà që paguhen nga taksat e shqiptarëve që vazhdojnë të rriten ndërsa qeveria nuk heq dorë nga to.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *