Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku i përgjigjet Ramës në lidhje me procesin e rindërtimit dhe shifrat financiare. Tabaku akuzon kryeministrin se po gënjen shqiptarët për rindërtimin nga tërmeti sic bëri me pandeminë.

Me një buxhet të shkatërruar nga korrupsioni dhe PPP-të me një arkë të mbushur këto 7 vjet nga taksat e larta, i qartë se konsumi po bie pikiatë dhe se shqiptarët do të kalojnë krizën më të madhe ekonomike pas pandemisë, Rama gjen guximin të flasë për buxhete rindërtimesh.I bindur se me propagandë do ta mposhtë realitetin edhe kësaj here ai flet për buxhetin e rindërtimit pasi gënjeu shqiptarët për buxhetin anti-COVID. U thotë shqiptarëve se asnjë qindarkë nuk preket në buxhetin e rindërtimit dhe nuk u shpjegon të vërtetën.

Tabaku thotë se qeveria gënjen, pasi sipas saj janë alokuar vetëm 20% e vlerës së projektit për rindërtimet në 2020.

Sipas shkresës së qeverisë janë alokuar vetëm 20% e vlerës së projektit për rindërtimet në 2020. Pra kryeministri dhe pinoku në krye të Tiranës apo dhe të emëruarit në rrethe po tenderojnë pa fonde të disponueshme në buxhet. Po u japin firmave të lidhura me to tendera rindërtimesh me shpresën se do të marrin fonde nga vendet e BE. Por për shqiptarët e prekur sa nga tërmeti dhe nga pandemia ekonomike ndihma ishte qesharake. Mbështetja reale në ekonomi qe 0.8% e PBB megjithëse në 7 vjet me radhë shqiptarët kanë paguar taksat më të larta në rajon. Per 7 vjet me radhe,  RAMAVIRUSI e ka gerryer ekonomine, shendetesine, dhe mireqenien e shqipatareve, CORONAVIRUSI thjesht po i jep doren e fundit duke nxjerre ldeshtimet e keqqeverisjes se Rames dhe paaftesise se tij per te menaxhuar situaten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *