Ish deputetja e PD Jorida Tabaku thotë se bizneset ankohen për taksat e larta.

 

Në çdo cep të Tiranës dhe Shqipërisë bizneset ankohen për taksa të larta, rënie të konsumit, taksidarë që gjurmojnë gjobat apo paratë nëndorë. Kjo është historia e bizneseve sot e 7 vite nën sundimin e Ramës. Ekonomia është në dimrin e madh, qytetarët kanë xhepat bosh dhe kjo qeveri nuk di si të rindërtojë atdheun tonë.

 

Tabaku parashtron edhe ofertën e PD për të lehtësuar bizneset.

 

Oferta e PD është e qartë; të rindërtojmë ekonominë përmes frymëmarrjes për sipërmarrjet e mesme dhe të vogla, përmes rritjes së konsumit për shtresën e mesme dhe të varfër. Asnjë nuk duhet të ketë frikë taksën e sheshtë prej 9%, taksën prej 1.5% mbi qarkullimin për BV, incentivat për biznes dhe mbi të gjitha ringritjen e shtresës së mesme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *