Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku ka deklaruar se Ligji I pronave I vitit 2015 nuk e kthen pronën.

 

Duke iu referuar draft opinionit të Komisionit të Venecias të publikuar këtë të enjte, Tabaku shkruan në Facebook, qeveria nuk I rikthen pronën të zotit pasi, sipas saj, dëshiron ta përdorë gjojë për interesa publikë.

 

Sipas Tabakut, mekanizmini i vitit 2015 është antikushtetues, shkel të drejtat e njeriut dhe të drejtën e pronës.

 

“Komisioni Venecias e tha qartësisht; Ligji i Pronave i vitit 2015 nuk e kthen pronën. Draft opinioni i Komisionit te Venecias i Publikuar sot pervecse rrëzon skemën e qeverisë për ligjin e Finalizimit të Procesit të transferimit të pronësisë jep dhe një vleresim të rëndësishëm për Ligjin e Vitit 2015 të kompensimit të pronës. Mgjs nuk eshtë në mandatin e tyre Komisioni Venecias i ka dhënë një përgjigje të merituar qeverisë që në 6vjet ka marrë mbi 3 iniciativa të kthyer në ligj me subjekt pronën. Media raporton se në vendimin paraprak të Komisionit të Venecias evidentohet qartësisht problematika me kthimin e Pronës tek pronarët legjitim. Komisioni vë në dukje çfarë opozita ka vite që e përmend. Qeveria nuk i rikthen pronën tek i zoti pasi dëshiron ta përdorë për interesa gjoja publikë, praktikisht i mohon një të drejtë të njohur pronarit duke e mbuluar me klauzolën publike që në thelb është interes privat i kryeministrit.Kjo skemë e njohur për qytetarët e Tiranës sepse është përdorur rëndom nga kryeministri kur qe kryetar bashkie, është rrëzuar edhe nga Komisioni Venecias. Ligji i vitit 2015 nuk është eficent, nuk njeh konceptin e pronës dhe është dhe ka mospërputhje me konventat ndërkombëtare. Mekanizmini vitit 2015 është antikushtetues, shkel të drejtat e njeriut dhe të drejtën e pronës. Beteja për pronën është një nga ato nisma që do të shndërrohen në ligje në ineres të qytetarëve ditën e parë të PD-së në qeveri. Zaptimi i pronës private e publike, ligjet speciale që cënojnë të drejten e pronës, ligjet e teatrit dhe te aeroportit të Vlores që shkelin dhe MSA-në, ligje si ai i investimeve strategjike dhe korporatës së investimeve që janë qartazi klienteliste edhe kanë cënuar rëndë të drejtën e pronës!”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *