Forumi Rinor Republikan zhvilloi një takim në zonën e Don Boskos. Kreu i këtij forumi, Albi Jahelezi, deklaroi se rinia është kthyer në një faktor të rëndësishëm politik dhe elektoral në Partinë Republikane.

 

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, pasi vlerësoi organizimin e Forumit iu drejtua të rinjëve duke iu kërkuar që të ëndërrojnë dhe të vazhdojnë të besojnë tek ajo që ata nisën në vitet 1990, për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa.

 

“Është shumë e rëndësishme të kuptoni vlerën tuaj në jetë. Sfida më e madhe e njeriut në jetë është sfida me vetveten, sfida për të ndryshuar veten e tij, sfida për të realizuar qëllimet e tij, dhe të ëndërrosh, të besosh dhe të luftosh, është gjëja më e bukur që njeriu mund të ketë në jetë. Prandaj unë ju ftoj ju që të ëndërroni dhe të besoni që ajo që ne nisëm në vitet 1990, për t`a bërë Shqipërinë si gjithë Europa, mund të bëhet realitet nëpërmjet punës suaj. Por për të shkuar në zgjedhjet e 25 prillit është e domosdoshme që gjithsecili nga ne të kuptojë vlerën e angazhimit të vet në politikë, është e domosdoshme të kuptojmë që sot, kemi përballë jo një parti politike, jo një qeveri, por një regjim të korruptuar dhe të inkriminuar, i cili në mënyrë të vazhdueshme po shkatërron jetën e qindra, mijëra familjeve shqiptare.”

 

Ai tha se mbi gjysëm milioni shqiptarë, të rinj dhe profesionistë të zotë, janë larguar nga Shqipëria. Sipas tij, kjo ka krijuar një kosto të madhe sociale, ekonomike dhe politike për vendin tonë.

 

“Këtë ka dashur Edi Rama, njerëz që mendojnë, njerëz që janë kundër tij, njerëz që besojnë tek vetja, të mos jenë këtu, të largohen, dhe kjo histori duhet të marrë fund.

 

Mediu u shpreh që opozita duhet të gjejë mënyrën për të bashkuar të gjithë shqiptarët kudo që janë.

 

“Në vitet 1990 ne u bashkuam në lëvizjen demokratike, me motivin; “T`a bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”. Bëmë atë që mundëm ne në atë kohë, të ndryshonim sistemin, bëmë më të mirën për t`a hapur Shqipërinë karshi perëndimit, për të ndërtuar ekonominë e tregut, për t`a bërë Shqipërinë vend anëtar të NATO-s, për të liberalizuar vizat, njëkohësisht për të arritur deri tek negociatat me Bashkimin Europian. Por ju keni në dorë një revolucion tjetër shumë të rëndësishëm, të jetës suaj, të familjeve tuaja, të Shqipërisë. Revolucionin për të ndërtuar shtetin europian në Shqipëri, shtetin e lirisë dhe të drejtave, shtetin që respekton njerëzit, një qeveri që vjen nga vota e popullit, punon për popullin dhe është me popullin.”

One thought on ““Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”/ Mediu thirrje të rinjve: Keni në dorë revolucionin

  1. Po mor Medi Injoranti Saliun Ilirin Moniken Lulin Edhe ty o Injorant py u vjen fundi jeni Haxhi Qamila ju jeni fajtoret kryesor per shkatrrimin e SHqiperis e vodhet deri ne palce SHqiptaret do ju tregoj vendin e merituar ju jeni me kriminela se Enver Hoxha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *