Cikloni i fuqishëm Amfan ka lënë të vdekur rreth 90 persona në Indi dhe Bangladesh ndërsa disa qytete janë shkatërruar plotësisht. Miliona njerëz përballen tashmë edhe me rrezikun e infektimit nga koronavirusi në qëndrat e evakuimit.

Rrebeshet e shiut dhe erërat me shpejtësi deri 185 km në orë, kanë shkaktuar dëme të pallogaritshme. Zona të tëra janë përmbytur, rrugët janë bllokuar dhe energjia elektrike është ndërprerë. Mijëra njerëz kanë mbetur të pastrehë.

Rreth një milione refugjatë Rohingya të cilët janë arratisur nga dhuna në Myanmar e janë strehuar në Bangladesh, janë në rrezik për jetën. Ciklonet janë një kërcënim i përvitshëm për këto vende. Amfani ishte “super cikloni” i parë që u formua mbi Gjirin e Bengalit që prej një dekade.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *