Një qendër spitalore në qytetin qendror të Ukrainës, Dnipro, është goditur nga sulmet ruse.

 

Mediat ndërkombëtare raportojnë për dy viktima dhe të paktën 23 të plagosur.

 

“Një burrë 69-vjeçar po kalonte aty pranë kur raketa goditi qytetin” dhe trupi i një burri tjetër u nxorr nga rrënojat”, tha Serhii Lysak, kreu i administratës ushtarake rajonale.

 

Ai tha se nga bombardimet u plagosën 23 persona, 21 prej tyre të shtruar në spital dhe tre në gjendje kritike.

 

Të paktën katër persona janë zhdukur pas sulmit në Dnipro, sipas Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës.

 

Zjarri përfshiu 1000 metra katrorë të objektit mjekësor, ku një ndërtesë trekatëshe u shkatërrua pjesërisht, shtoi Lysak.

 

Ekipet e shpëtimit po kërkojnë ende për njerëz nën rrënoja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *