Moti i keq me stuhi të forta goditur Italinë fqinje duke shkaktuar  përmbytje të mëdha. Të paktën një person raportohet të ketë humbur jetën si pasojë e shiut të dendur.

 

67 vjeçari ishte  shpallur i zhdukur së bashku me bashkëshorten e tij. Ata kishin braktisur automjetin e tyre pasi  rruga ishte kthyer në një përrua prej sasisë së lartë të ujit dhe baltës. Një dëshmitar tregoi se kishte vënë re një çift të moshuarish që zbritën nga mjeti dhe u pushtuan nga furia e ujit. Gruaja nuk është gjendur ende.

 

Situata më problematike paraqitet të jetë në Siçili dhe Kalabri. Si pasoje e stuhisë së forte rrugët janë shndërruar në lumenj, duke shkaktuar shqetësim të madh te banorët.

 

Dhjetëra fluturime u anuluan ndërsa disa të tjera u devijuan kryesisht drejt Catanias dhe Palermos. Shkollat ​​në shumë qytete janë mbyllur. Autoritetet vendase kanë paralajmëruar stuhi të forta edhe ditët në vijim.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *