Subscribe

Dy javë na ndajnë nga nisja e vitit të ri akademik, por studentët vazhdojnë të jenë të paqartë për mënyrën se si do realizohet procesi mësimor. Nga përvoja në përfundim të vitit të shkuar, të rinjtë nuk kanë mbetur të kënaqur nga mësimi në distancë e për këtë arsye nuk e mbështesin si skenar të mundshëm.

 

“Nuk kemi info për këtë, nuk e dimë akoma si do bëhet mësimi. Online nuk do preferoja.”

“Jam student në degën e anglishtes. Kemi mungesë informacioni, nuk e dimë se si do bëhet mësimi. Online nuk ka funksionuar për një sërë arsyesh. Mbështes skenarin e kthimit në auditor, nëse respektohen masat e sigurisë, procesi mund të zhvillohet pa problem.”

 

 

Ndërkaq Dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja sqaroi se mësimi do të zhvillohet i kombinuar duke mos e përjashtuar procesin online, pasi fakulteti nuk i ka kapacitetet e nevojshme në këto kushte.

 

ARTUR SULA

DEKAN I FAKULTETIT TE GJUHEVE TE HUAJA

“Kapacitetet edhe janë, edhe nuk janë. Nuk janë në kushtet e pandemisë që ndodhemi, prandaj si zgjidhje do të përdorim mësimin online për të realizuar një pjesë të leksioneve, por pa përjashtuar prezencën në auditor që në disa raste është i pazëvendësueshëm. Po përgatisim një plan masash për menaxhimin e mjediseve të shkollës.”

 

Ndërkaq në vitin e ri akademik do të mungojnë studentët e rinj të rusishtes, pasi ish maturantët nuk e kanë preferuar si degë. Më të kërkuarat nga fakulteti i gjuhëve të huaja janë anglishtja, gjermanishtja dhe italishtja.

 

“Ecuri të mirë të regjistrimeve, ne pranojmë ish maturantë me mesatare të thjeshtë mbi 7. Disa degë pothuaj të ezauruara. Ish maturantëve sugjerim për të zgjedhur edhe një degë tjetër, të zgjedhin gjuhë të huaj si degë të dytë. ”

 

Ndërkohë përsa i përket tarifave vjetore të studimeve nuk do të ketë ndryshime nga viti i mëparshëm. Niveli Bachelor në këtë fakultet do t’i kushtojë studentëve 25 mijë leke ndërsa masteri, 75 mijë lekë.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.