Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
15 May 2026
Vizion fokus

PD në zgjedhje apo votime? Mziu: Berisha është i...

“Goditja e mashtrimit kompjuterik dhe Call Center-ave”, Lamallari: 84...

Debatet brenda mazhorancës/ Muka: Nëse PS do ishte në...

Mziu: Ja çfarë thonë kolegët socialistë për situatën brenda...

Çfarë po ndodh brenda PS? Shkurti: Disa të pakënaqur...

“Mos më bëj avokatin ti”, debat i ashpër mes...

PS-PD rezolutë për integrimin, Kaziaj: S’është tregues i rugëtimit...

“Më shumë i shërben PD”, gazetari minimizon rezolutën për...

Votat PS-PD për integrimin, Shkurti: Për çështje me interes...

Bashkimi i votave për rezolutën për integrimin, Mziu: Nuk...

Studentët marrin fitoren e parë, Senati i Universitetit të Tiranës pranon kërkesat!

12 Dhjetor 16:47

Senati i Universitetit të Tiranës pranon kërkesat e studenteve.

 

Pas mbledhjes së radhës këtë të mërkurë Senati Akademik i Universitetit të Tiranës në mbështetje të protestës të studentëve dhe në zbatim të kompetencave të tij ligjore sqaroi nëpërmjet një deklarate për mediat se sqaroi se nuk ka bërë asnjë kërkesë për vendosje tarifash për provimet e mbartura (pika 4 e shfuqizuar e VKM-së).

 

 

Ky institucion sqaron gjithashtu se mbështet kërkesën e studentëve për përgjysmimin e tarifave të shkollimit, dhe për këtë arsye ngarkon Bordin e Administrimit të bëjë përllogaritjen e efekteve financiare për UT-në.

 

 

Madje Universiteti I Tiranës bën me dijë se në kuadër të arsimit cilësor, etikës në kërkim, transparencës dhe përfshirjes më të gjerë të studentëve, merr përsipër të përshpejtojë të gjitha mekanizmat përkatëse materiale dhe proceduriale për realizimin e kërkesës së studenteve për përgjysmim të tarifave të studimit brenda këtij viti akademik.

 

 

Gjithashtu bëhet e ditur se në aktet e brendshme të Universitetit të Tiranës do të parashikohen rregulla të qarta për rritjen e pjesëmarrjes së studentëve në veprimtaritë akademike dhe financiare.

 

 

Universiteti i Tiranës merr përsipër ngritjen e një grupi të përbashkët pune pedagogë-studentë për shqyrtimin e të gjitha problematikave të ngritura si dhe të çështjeve të tjera që lidhen me përmirësimin e veprimtarisë së UT-së.

 

 

Në një kohë që Senati I UT-së ka plotësuar disa nga pikat që ishin vënë si kërkesa të panegociueshme, pikat e tjera mes të cilave edhe Karta e Studentit mbeten në dorë të Ministrisë së Arsimit dhe Qeverisë.

 

Me poshte deklarata e plote e Senatit Akademik te UT:

 

Deklaratë e Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës!

Senati Akademik i Universitetit të Tiranës në mbledhjen e tij të datës.12.12.2018, në mbështetje të protestës të studentëve dhe në zbatim të kompetencave të tij ligjore, vendosi unanimisht që të shprehet me këtë deklaratë:

1. Universiteti i Tiranës nuk ka bërë asnjë kërkesë për vendosje tarifash për provimet e mbartura (pika 4 e shfuqizuar e Vendimit nr.288, datë 21.5.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e kufirit maksimal të tarifës vjetore të shkollimit për studentët që ndjekin studimet në institucionet publike të arsimit të lartë, në një program të ciklit të parë të studimeve, në një program të integruar të studimeve ose në një program të studimeve profesionale me kohë të plotë”).

2. Universiteti i Tiranës mbështet kërkesën e studentëve për përgjysmimin e tarifave të shkollimit, dhe ngarkohet Bordi i Administrimit të bëjë përllogaritjen e efekteve financiare për UT-në.

3. Në kuadër të arsimit cilësor, etikës në kërkim, transparencës dhe përfshirjes më të gjerë të studentëve, merr përsipër të përshpejtojë të gjitha mekanizmat përkatëse materiale dhe proceduriale për realizimin e tyre brenda këtij viti akademik.

4. Në aktet e brendshme të Universitetit të Tiranës do të parashikohen rregulla të qarta për rritjen e pjesëmarrjes së studentëve në veprimtaritë akademike dhe financiare.

5. Universiteti i Tiranës merr përsipër ngritjen e një grupi të përbashkët pune pedagogë-studentë për shqyrtimin e të gjitha problematikave të ngritura si dhe të çështjeve të tjera që lidhen me përmirësimin e veprimtarisë së UT-së.

SENATI AKADEMIK 
UNIVERSITETIT TË TIRANËS

Posted Under:
Kryesoret Vendi
Tagged:
fitore Senati Studentë Universiteti I Tiranës

Nga e njëjta kategori

Bashkimi i votave për rezolutën për integrimin, Mziu: Nuk mund t’i jepnim oksigjen Ramës duke votuar kundër

më shumë...

“Negociatat me frymë bashkëpunimi”, Malaj: Mbyllja e kapitujve të BE duhet të nisë këtë vit, anëtarësimi në 2030 objektiv real

më shumë...

U aksidentua ndërsa ecte me biçikletë, ndërron jetë në spital profesor Luan Pirdeni! Arrestohet 31-vjeçari (EMRI)

më shumë...

Aksident në rrugën e vjetër Lezhë-Milot, plagosen tre persona

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:23

PD në zgjedhje apo votime? Mziu: Berisha...

10:14

“Goditja e mashtrimit kompjuterik dhe Call Center-ave”,...

10:09

Debatet brenda mazhorancës/ Muka: Nëse PS do...

10:07

Mziu: Ja çfarë thonë kolegët socialistë për...

10:03

Çfarë po ndodh brenda PS? Shkurti: Disa...

9:48

“Mos më bëj avokatin ti”, debat i...

9:31

PS-PD rezolutë për integrimin, Kaziaj: S’është tregues...

9:22

“Më shumë i shërben PD”, gazetari minimizon...

9:22

Votat PS-PD për integrimin, Shkurti: Për çështje...

9:18

Bashkimi i votave për rezolutën për integrimin,...

8:50

“Negociatat me frymë bashkëpunimi”, Malaj: Mbyllja e...

8:35

U aksidentua ndërsa ecte me biçikletë, ndërron...

8:25

Rregullorja e re e Kuvendit, pikat ku...

8:24

Aksident në rrugën e vjetër Lezhë-Milot, plagosen...

8:15

Aksidentohet Profesor Luan Pirdeni

8:00

Aksident në aksin Prrenjas-Librazhd, plagosen dy të...

7:24

Protesta masive në Kubë pas mungesës së...

7:15

Tajvani: Kina nuk na përfaqëson

6:40

Ministrit britanik i Shëndetësisë dha dorëheqjen, reagon...

6:37

Paralajmërimi i fortë për Gazën: Ndarja e...

Më të klikuarat

  • “Kemi qenë dy vite e gjysmë bashkë”, Soni Malaj flet për Flo...
  • Hëna e Re e fundit e pranverës sjell lajme të forta, Meri Gj...
  • U aksidentua ndërsa ecte me biçikletë, ndërron jetë në spita...
  • Aksidentohet Profesor Luan Pirdeni
  • U akuzua për ngacmim seksual nga 21-vjeçarja, Gjykata e Korç...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.