E diel, 11 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Stoltenberg vlerëson Shqipërinë

Vlerësimet per rolin e Shqipërisë ne luftën kundër Shtetit Islamik janë përcjelle nga shefi i Aleancës se Atlantikut Verior, Jens Stoltenberg. Gjate nje konference te përbashkët per shtyp me presidentin Bujar Nishani nga selia e NATO-s ne Bruksel, Stoltenberg tha se vendi yne ka bere shume ne adresimin e sfidave te përbashkëta.

Jens Stoltenberg: Shqipëria si partneri yne ka luajtur nje rol te rëndësishëm ne luften kundër Shtetit Islamik, duke kontribuar veçanërisht ne Irak. Ky është shembulli i rolit kyç ne ndihmën qe po jep ky vend, qe NATO te kryeje angazhimet e saj. Shqipëria ka ndihmuar per stabilitetin ne Ballkanin Perëndimor dhe ka shprehur mbështetje per integrimin e fqinjëve, si ne rastin e Malit te Zi, qe pret anëtarësimin.

Reklamë

Bujar Nishani: Diskutuam per disa çështje me interes per Shqipërinë dhe NATO-n, per përpjekjet per përballimin e kërcënimeve dhe sfidave ne kufijtë jugore e lindore, rrezikun nga terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm. Shqipëria do te vazhdoje me rritjen e buxhetit per mbrojtjen dhe te përmbushe detyrat e saj, si dhe te mbështesë politiken e dyerve te hapura te NATO-s per anëtarësimin e Malit te Zi dhe Maqedonisë.

Stoltenberg inkurajoi Shqipërinë te vazhdoje te rrise investimet per mbrojtjen, pasi kjo do te mbaje shqiptaret me te sigurte dhe NATO-n me te forte. Gjate takimit me Stoltenberg, u diskutua edhe per krizën e refugjateve, ku Shqipëria mbështet nje zgjidhje te koordinuar evropiane.

Reklamë

 

 

Më shumë video

Reklamë