Subscribe

Të gjithë tenderat që zhvillohen në Shqipëri, sado me vlera të larta të jenë, publikohen në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimit Publik. Përjashtim bën vetëm Banka e Shqipërisë, e cila është kujdesur që ta shmange veten me ligj nga një detyrim i tillë. Tenderat e saj organizohen e zhvillohen duke u bazuar në një rregullore të posaçme, por në asnjë rast, ajo nuk del mbi ligjin, mbi të drejtën e informimit publik.

 

Pikërisht këtë ligj citon Banka e Shqipërisë edhe në sqarimin e saj mbi tenderin e dyshimtë të rikonstruksionit të hotel “Dajtit”. Por ndonëse e përmend ligjin, Banka nuk specifikon se çfarë e pengon atë konkretisht, të publikojë emrin e kompanisë fituese. Madje banka nuk bën të ditura as emrat e 7 kompanive qe përzgjodhi ne tenderin e kufizuar ndërkombëtar. Duke mos treguar asnjë te dhënë, institucioni qendror bankar i rezervon te drejtën vetes, qe të tregojë fituesin e tenderit, si dhe fondin përkatës, vetëm pas lidhjes përfundimtare të kontratës me firmën fituese.

 

Ndërkohë bie në sy fakti se vetë banka pranon ndryshimin e shumës së vënë në dispozicion të rikonstruksionit të hotel “Dajtit”. Në fillim, ajo ishte rreth 16 milionë euro dhe u rrit në 18 milionë, për shkak të specifikave të objektit. Por këto argumente u rrëzuan pak kohë më vonë e në fund u vendos që prokurimi të hapej me fondin 16 milionë euro, aq sa ishte në fillim.

 

Duket se ky ndryshim lidhet me faktin se shuma prej 18 milionë eurosh, bënte kontrast me 15.8 milionë eurot qe ishin shpenzuar në total për rikonstruksionin e vetë ndërtesës së bankës. Edhe në këtë pikë nuk bëhen të ditura detaje mbi ndryshimin e shumave. Si të mos mjaftonte ky sqarim i paplotë i bankës, zyrtarë të saj kanë zgjedhur të shmangin edhe njoftimin e mediave që duan të hedhin dritë mbi këtë aferë, për aktivitete të guvernatorit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *