Subscribe

E ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, teksa shpjegonte politikat menaxhuese të pandemise është shprehur se nuk duhet ngjalllur panik gjat kësaj faze të pandemisë. Në argument ajo ka përmendur edhe rastet e mjekëve që u është dashur të luftojnë me Covid ose në rastin më të keq kur ka patur edhe humbje jete.

Është ndalur këtu edhe ish-drejtor i ISHP-së, Besnik Jakaj, duke akuzuar se menaxhimi ëhstë bërë gabim dhe kanë munguar masat mbrojtëse përë këtë kategori.

Albana Fico: A jemi të interesuar të përmirësojmë çfarë po bëjmë, apo jemi të interesuar që në kulmin e kësaj situate ne të ngjallim panik tek njerëz të cilët i kanë humbur njerëzit e tyre. Jemi të rrethuar nga kolegë që kanë vuajtur, fatkeqësisht kanë humbur edhe jetën.

Besnik Jakaj: Kanë humbur jetën mjekë familjeje, mjekë nga QSUT, poliklinikat, nga shërbimi parësor, sepse kanë munguar masat mbrojtëse. Menaxhimi është bërë gabim, ISHP duhet të vendoste politikat e menaxhimit në krye të pandemisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *