Subscribe

Qyteti i Elbasanit prej një jave ka mirëpritur sportistët ukrainas, të cilët në bashkëpunim me dy Komitet Olimpike, kanë gjetur strehim e po ashtu edhe kushte për t’u stërvitur në “Elbasan arena”.

Ana Akcova, një prej sportisteve në hedhjen e “Çekiçit”, falënderon shqiptarët për mikpritjen.

 

ANA AKCOVA

SPORTISTE

 

“Jo keq, por kemi një problem. Ne nuk kemi pajisjet sportive dhe hedhje me çekiç. Një ditë më parë e morëm vesh, besoj se u pritëm mirë , dhe falenderoj të gjithë ata që u kujdesën që ne të strehoheshim, duke ju larguar luftës dhe t’i rikthehemi stërvitjes, për të ruajtur formën sportive.”

 

Edhe për sportistin e kërcimit së larti, Valintin Llobada, kjo është hera e parë që vjen në vendin tonë.

 

VALINTIN LLOBADA

SPORTIST

 

“E njohëm Shqipërinë 1 ditë para se të niseshim për këtu; isha i lumtur por dhe i mërzitur, sepse erdha në këtë vend për t’u stërvitur për kompeticionin, por ndihem i prekur sepse lash familjen në Ukrainë. Në qytetin ku unë jetoj dhe kam frik për fatin e tyre. Ne shpresojmë që lufta të ndalojë urgjentisht, që të mund të kthehemi sërish për tu stërvitur në vendin tonë.”

 

Viktor Andresovic, trajneri ukrainas, shprehet se nuk do garojnë kundër Rusisë për shkak të luftës dhe vuajtjeve që i kanë shkaktuar vendit të tyre.

 

VIKTOR ANDRESOVIC

TRAJNER

 

“Sportistet tanë gjenden në shtete të ndryshme si për shembull: Itali, France, Turqi, Poloni, Izrael. Është ndryshe të stërvitesh në një vend ku ka siguri sepse në vendin tonë në nuk patëm mundësi të stërviteshim pasi ushtarët rus erdhën për të sulmuar vendin dhe u detyruam të qëndronim në shtëpi për siguri.”

 

Sportistët ukrainas do të vijojnë të qëndrojnë në qytetin e Elbasanit deri në përfundim të luftës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *