Ministrja e Shtetit per Marredheniet me Parlamentin, Elisa Spiropali sulmoi Presidentin Meta në prag të manifestimit të sotëm që ai ka thirrur kundër qeverisë.

Nëpërmjet një postimi në Tëitter, ajo shkruan se BesëLikja është thjesht klithma e zullumit të së shkuarës që zien nga Reforma në Drejtësi.

Spiropali shton se kjo protestë është gjithashtu tregues I frikës se një grupi politikanësh nga besa e lidhur mes SHBA dhe BE për ta ndihmuar Shqipërinë në shtetin e se drejtës.

Ata që I bashkohen protestës tregojnë se janë në rrugën qorre e që se duan rrugën europiane të vendit, shton Spiropali.

 

BesëLikja nuk është as e re as pranverore! BesëLikja është klithma e zullumit të së shkuarës që zien nga Reforma në Drejtësi. Ështe frika nga Besa e lidhur me SHBA/BE për ta bërë vendin Shtet të së Drejtës. Ështe rruga qorre e atyre që s’e duan rrugën e Shqipërisë Europiane!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *