Sot fillon punën Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar apo

SPAK e njohur si Struktura e Posacme AntiKorrupsion nis sot zyrtarisht nga puna.

SPAK shihet si një nga institucionet kyc të drejtësisë së re që mund ti japë një hov tjetër luftës ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivele te larta.

Pjesë e SPAK janë deri tani

Altin Dumani, Arben Kraja, Enkeleda Millona, KLodian Braho, Behar Dibra, Edvin Kondilli, Elida Celami(Kaçkini) dhe Ened Nakuçi,.

Anëtarët e SPAK do të bëjnë betimin në Presidence para kreut të shtetit Meta, dhe më pas nisin zyrtarisht nga puna.

 

FILLIMIN E FUNKSIONIMIT TË GJYKATAVE TË POSAÇME
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Këshilli i Lartë Gjyqësor, mbështetur në nenin135, pika 1 dhe 2, nenin 147, pika 1, nenin 147/a, shkronja “ë” dhe nenin 179, pika 8, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në nenin 162 të Ligjit nr.96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, në nenin 3, pika 3, shkronja “b”, nenin 11, nenin 15, pika 4, shkronjat “c” dhe “ç”, nenin 22 dhe nenin 83, të Ligjit nr.98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në nenin 57 të Ligjit nr.95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, mbi propozimin e Komisionit të Zhvillimit të Karrierës,

V E N D O S I :

I. Të përgjithshme

1. Fillimin e funksionimit të Gjykatave të Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar më datë 19.12.2019.

2. Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda emërtohet Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

3. Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda emërtohet Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

II. Për Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

1. Selia e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është në Tiranë, në ndërtesën aktuale të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.

2. Numri i gjyqtarëve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është 16 (gjashtëmbëdhjetë).

3. Kryetari në detyrë i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, z.Sandër Simoni, qëndron në detyrën e Kryetarit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të kësaj gjykate, me përjashtim të rasteve kur ka shkaqe për mbarimin e statusit të magjistratit ose si rezultat i procesit të rivlerësimit, në përputhje me Ligjin nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

4. Kancelari në detyrë i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, z.Saimir Shyti, qëndron në detyrën e Kancelarit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar deri në emërimin e kancelarit të ri të kësaj gjykate, me përjashtim të rasteve kur ka shkaqe për mbarimin e statusit të nëpunësit civil gjyqësor ose si rezultat i procesit të verifikimit të plotësimit të kushteve dhe kritereve ligjore të pozicionit, të figurës dhe pasurisë, sipas parashikimeve të Ligjit nr.98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë” dhe Ligjit nr.95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”.

III. Për Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

1. Selia e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është në Tiranë, në ndërtesën aktuale të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda.

2. Numri i gjyqtarëve të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është 11 (njëmbëdhjetë).

3. Menjëherë me fillimin e funksionimit tëGjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve e thirrur nga gjyqtari me përvojën profesionale më të gjatë, duhet të zgjedhë zëvendëskryetarin e kësaj gjykate.

4. Kancelarja në detyrë e Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, znj.Elka Dajçi, qëndron në detyrën e Kancelares së Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar deri në emërimin e kancelarit të ri të kësaj gjykate, me përjashtim të rasteve kur ka shkaqe për mbarimin e statusit të nëpunësit civil gjyqësor ose si rezultat i procesit të verifikimit të plotësimit të kushteve dhe kritereve ligjore të pozicionit, të figurës dhe pasurisë, sipas parashikimeve të Ligjit nr.98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë” dhe Ligjit nr.95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”.

IV. Fillimi i efekteve të vendimit

1. Ky vendim i fillon efektet më datë 19.12.2019.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *