Coca-Cola shënoi 30-vjetorin e pranisë në Shqipëri, si marka me rrënjë të forta në stilin e jetës shqiptare dhe si një kontribuuese në rritjen ekonomike të vendit.
Festa u mbajt në Piramidën e Tiranës pasditen e së dielës, ditë kjo që shënon fillimin për herë të parë të punës së fabrikës në vitin 1994 në Shqipëri.
Presidenti i Coca-Cola Bottling në Shqipëri, Luca Busi tregoi objektivat për vitet e ardhshme.
“Rrugëtimi është i gjatë dhe kemi si objektiv të jemi kompania e parë në Shqipëri me zero emetime brenda vitit 2030. Vitet në vazhdim janë shumë të rëndësishme për të arritur këtë objektiv. Objektivi i dytë është transformim i impiantit të prodhimit, për të ofruar një produkt sa më të freskët. Linja të reja prodhimi më efikase, teknologji më e avancuar”, tha presidenti i Coca-Cola Bottling në Shqipëri, Luca Busi.
Ndërsa Zëvendës Presidentja Organizative për Italinë dhe Shqipërinë u ndal tek konsumatori shqiptar.
“Jemi shumë krenar që brandi i “Coca Cola-s” ka vendosur rrënjë shumë të thella këtu në Shqipëri. Ajo që i jep “Coca Cola-s” fuqi që të operojë është fakti që ne jemi të aftë e duam të ndajmë kujtime të veçanta. Në Shqipëri jemi krenar që konsumuesi shqiptar ndan këto moment të veçanta me “Coca Cola-s”. Ne do vazhdojmë bëjmë ndryshime në këtë vend dhe në javët e fundit kemi patur një reklamë të veçantë që tregon çdo mundësi që kemi arritur dhe te tjera qe do të vijnë”, u shpreh Zëvendës Presidentja Organizative për Italinë dhe Shqipërinë .
Cristina Busi CEO e “Coca-Cola Bottling” në Shqipëri, vlerësoi vendin tonë si një bashkëpunëtor strategjik.
“Shqipëria është një vend i mrekullueshëm. Pas gjithë atyre viteve në diktaturë të gjesh forcën për t’u ringritur dhe për të rifituar kohën e humbur duke kaluar kështu edhe shume vende te tjera Europiane, është me të vërtetë për t’u vlerësuar”, tha Cristina Busi CEO e “Coca-Cola Bottling” në Shqipëri.
I pranishëm në ceremoni ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili gjatë fjalës së tij vlerësoi lidhjen e veçantë mes një marke ndërkombëtare si Coca-Cola dhe Shqipërisë si dhe ndau interpretimin artistik në kuadër të 30 vjetorit.
“Ndihem vërtet i përkëdhelur që munda të jap një kontribut të vogël për këtë ditëlindje të “Coca Cola-s”, por për të shmangur atë që vjen pas. Dizajno ishte dhuratë për “Coca Cola-n” dhe nuk ka asnjë kontratë apo qëllim për të fituar para”, tha Rama.
Një “gëzuar” emocionues u ngrit me kanoçet Coca Cola të krijuara vetëm për këtë rast.
Ndërsa mbrëmja u mbyll nën ritmet magjike të koncertit që u mbajt në sheshin “Nënë Tereza” në tiranë ku të pranishëm ishin emrat më të njohur muzikës si Elvana Gjata, Ylli Limani, Mc Kresha dhe Lyrical Son./vizionplus.tv/