E hënë, 28 Shtator 2026 Film TV deri në 05:10 Në vijim ora 05:10: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Sfida mes Florit dhe Valerit, Albano: U ligështova pasi jemi bërë miq

Albano u shpreh se përballja mes Florit dhe Valerit, gjatë spektaklit të së premtes, e ligështoi atë.

Ai i tha Valerit se në momentin që ata u shpallën si dy më pak të preferuarit nga publiku, ai u mërzit shumë.

Sipas tij, shkak për këtë është bërë miqësia e krijuar mes tij, Valerit dhe Florit. Ai theksoi se së fundmi ata janë miqësuar shumë dhe nuk do donte që njëri prej tyre të eliminohej.

Nga ana tjetër, Valeri u shpreh se këto janë gjëra që ndodhin në një lojë, por do ta vazhdojnë miqësinë jashtë.

Pjesë nga biseda:

Albano: Nuk e ke idenë sesa shumë u ligështova kur u përmend emri juaj.

Valeri: Se di, të shohim çdo të ndodhë. Sfida duhej.

Albano: Nuk e ke idenë që në momentin që u thirr emri juaj… Ne sa filluam të miqësohemi të tre, po shkonim bashkë tek stallat.

Valeri: Ska gjë, do të jemi jashtë sërish.

Albano: Nuk është ajo, por ne sa filluam të ja kalonim bukur bashkë duke ngacmuar njëri-tjetrin. /vizionplus.tv/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al)

Vazhdo të lexosh