Subscribe

Prokuroria e Poscme Anti-korrupsion ka kundërshtuar propozimet per ndryshimin e ligjit, qe i jep te drejte Policise se Shtetit të kryejë përgjime pa miratimin e organit te akuzes.

Ne nje opinion derguar Komisionit te Ligjeve, per ngritjen e Komitetit Antikrim në varësi të ministrit të Brendshëm, SPAK veren se drafti bie në kundërshtim me Kushtetutën.

“Përfshirja në këtë komitet e Prokurorit të Përgjithshëm dhe drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme është në kundërshtim me Kushtetutën dhe aktet ligjore në fuqi. Prokurori i Përgjithshëm dhe drejtuesi i SPAK janë funksione të parashikuara në Kushtetutë, si të pavarur nga ekzekutivi.”

SPAK ka sqaruar se dhënia e të drejtës së përgjimit punonjësit të policise pa miratimin e gjykatës dhe mospërcaktimi i qartë se cfarë vlere konkrete do të kenë faktet nga policia e shtetit, konsiderohet si shkelje serioze e lirive dhe të drejtave të njeriut.

Ne dokument argumentohet se nuk ka një mekanizëm kontrollues mbi policinë, apo një referencë mbështetëse nga vendet e BE-së.

Ndërkohë më herët edhe Prokuroria e Përgjithshme është shprehur kundër nismës dhe sugjeron mosmiratimin e projektligjit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *