E mërkurë, 21 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg për kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufin

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar një vit e gjysmë burg për Majlinda Bufin, kryetaren e bashkisë së Roskovecit.

Bufi akuzohert për përdorim të funksionit për veprmtari politike ose zgjedhore.

Reklamë

Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi është ulur në 1 vit. Gjithashtu SPAK ka kërkuar pezullimin e këtij dënimi dhe konvertimin e tij në 2 vjet shërbim prove.

Prokurorja Dorina Bejko kërkoi edhe 5 vjet mosushtrim të funksioneve publike.

Sipas SPAK, Bufi ushtroi presion ndaj një qytetari, i cili mbështeste opozitën, për të mos votuar në zgjedhjet e majit 2023.

Vazhdo të lexosh

Reklamë