E mërkurë, 21 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Të paktën 40 dosje të shkrumbuara, Gjykata e Lartë po bën bilancin e dëmeve nga zjarri i protestuesve  

Nga Blerina Cene

Një vatër zjarri e ndezur gjatë protestës së 17 tetorit nuk la pas vetëm dëme materiale në Gjykatën e Lartë, por flakët kanë përpirë edhe dosje dhe materiale gjyqësore. Kjo detyroi institucionin të pezullojë seancat, me përjashtim të çështjeve me karakter emergjent.

Reklamë

Ky është hiri i flakëve që kaploi Gjykatën e Lartë të Republikës, ndërsa këto pamje dëshmojnë atë që ka mbetur pas nga dëmtimi i ambienteve të sekretarisë.

Të paktën 40 dosje u shkrumbuan, duke vënë pikëpyetje mbi vijimin normal të proceseve gjyqësore deri në një kohë të papërcaktuar.

Reklamë

Gjykata e Lartë bëri të ditur për Vizion Plus se palëve, të cilave u janë djegur rekurset, do t’u vihet në dispozicion njoftimi individualisht.

Por një datë se kur do të hapen dyert e gjykatës për publikun, është ende herët të thuhet. E sigurt është se për dosjet që janë djegur do të bëhet fillimisht një bilanc, do të inventarizohen dhe më pas rezultati përfundimtar do të bëhet publik.

Të martën, Gjykata e Lartë sqaroi se stafi i saj është angazhuar për ta kryer sa më shpejt identifikimin dhe verifikimin e dokumentacionit dhe materialeve gjyqësore, për t’i hapur rrugë normalitetit dhe gjykimit të çështjeve që presin për t’u vlerësuar.

Më shumë video

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.