Të dielën ndryshon ora! Do flemë një orë më pak apo më shumë?

Shqipëria do të kalojë në orën dimërore të dielën, më 25 tetor. Ndryshimi i orës do të bëhet gjatë natës, kur akrepat e orës do të kthehen 60 minuta pas.
Konkretisht, në orën 03:00 të mëngjesit, akrepat do të kthehen në orën 02:00, duke bërë që qytetarët të përfitojnë një orë më shumë gjumë.
Kalimi në orën dimërore bëhet në përputhje me praktikën e ndjekur në vendet evropiane, ku ora ndryshon dy herë në vit, në pranverë dhe në vjeshtë.
Me këtë ndryshim, mëngjeset do të zbardhin më herët, ndërsa errësira do të bjerë më shpejt në orët e pasdites.
Pajisjet elektronike, si telefonat celularë dhe kompjuterët, zakonisht e kryejnë automatikisht ndryshimin e orës, ndërsa orët tradicionale mund të kenë nevojë të rregullohen manualisht.
/vizionplus.tv




