“Më vjen keq për nipërit…”, përlotet Sazan Guri në “Takohemi n’Vizion”, nuk kursen komplimentat për bashkëshorten
Ambientalisti Sazan Guri, i ftuar në studion e emisionit “Takohemi n’Vizion”, ka folur si rrallëherë për jetën e tij personale.
Gjatë intervistës, ai nuk i kurseu komplimentet për bashkëshorten e tij, duke e vlerësuar për zgjuarsinë, përkushtimin dhe njohuritë në fushën e jurisprudencës.
“Ka qenë shumë inxhiniere e zonja. E bukur, ka qenë shumë e bukur edhe është akoma e bukur. Edhe ka plot të mira. Punëtore është shumë. Unë jam me shkollë juridike, ajo di më shumë se mua pjesën e jurisprudencës. E di më shumë se mua. Ajo e quan veten të zhgënjyer që nga protestat e ardhjes së mbetjeve në vitin 2004, sepse e kuptoi që politika nuk e mbështet shoqërinë civile, por bën gjoja. Ndërkohë unë ndoshta e kam trashëgimi nga gjyshi, nga dajat, nga xhaxhallarët që të luftoj për vendin dhe e kam kthyer kauzën mjedisore në kauzë kombëtare”, tha Sazan Guri.
Ambientalisti u ndal edhe te roli i tij si gjysh, ku nuk i mbajti dot emocionet dhe u përlot.
“Për nipërit më vjen keq. Por për veten time nuk dua t’ia di”, tha ai i emocionuar.
/vizionplus.tv




