Subscribe

Kreu i prokurorisë së posaçme antikorrupsion, Arben Kraja ka raportuar përpara Parlamentit rezultatet e punës 1-vjeçare të organit që ai drejton.

Por pavarësisht arritjeve dhe operacioneve të finalizuara, edhe në bashkëpunim me ndërkombëtarët, fokusi i deputetëve ishte tek hetimet mbi listën e të padëshiruarve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe në këtë pikë, Kraja ishte i qartë për mënyrën se si mund të hetohen ata.


ARBEN KRAJA

KREU I SPAK

 

Në lidhje me listën e shpallur nga SHBA duhet të kemi parasysh se lista është një proces që ndodh në SHBA, ne jemi në Shqipëri dhe kemi parashikimet tona ligjore se si fillohet një procedim penal, si ushtrohet ndjekja penale dhe si arrihet pastaj përpara gjykatës.

 

Shefi i SPAK premtoi se indiciet apo materialet që mund të vijnë edhe nga partnerët ndërkombëtarë, do të hetohen deri në fund.

 

Ajo që unë ju garantoj është që çdo indicie apo material që do vij apo që do kemi në dispozicion për këdo shtetas të Shqipërisë, për kompetenca që kemi në juridiksionin tonë, padyshim jemi të vendosur për ta çuar për ndjekje penale deri në fund, qoftë penalisht, qoftë nga hetimi financiar apo bllokimi i pasurive të paligjshme. Çfarëdo që do vij përfshi nga partnerë ndërkombëtar.

 

Edhe pse as deputetët dhe as Kraja vet nuk përmendën emra, duket se e gjithë vëmendja është tek Sali Berisha dhe familjarët e tij, të shpallur së fundmi “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *