Kuadri ligjor për zgjedhjet ende nuk është mbyllur edhe pse të enjten Parlamenti ndryshoi për herë të dytë Kodin Elektoral. Janë 7 ligje që do të ndryshojnë me kërkesë të Partisë Demokratike e që synojnë të luftojnë shit-blerjen e votës, paketë për te cilën palët kanë rënë dakord në marrëveshjen e 5 qershorit.

 

Komisioni i Ligjeve sot ka shqyrtuar dy prej nismave që i japin SPAK, të drejtën të hetojë korrupsionin zgjedhor, por edhe pse draftet e dakordësuara me opozitën kanë kaluar pa debate, këtë herë ish-ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj ka dalë kundër.

 

FATMIR XHAFAJ

ANETAR I KOMISIONIT TE LIGJEVE

“Meqenëse unë nuk do të votoj pro, por do të abstenoj për dy ndërhyrjet që janë në kodin penal dhe kodin e procedurës penale, si rrjedhojë  e vendimeve të të ashtuquajturit këshill politik me mendimin që ato sjellin deformim në frymën e legjislacionit aktual, deformojnë qëllimin parësor për të cilin janë ngritur institucionet e SPAK-ut. Por edhe duke parë që argumentet që sillen, por këto nuk janë bindëse.”

 

Nga ana e saj Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është shprehur dakord për ndryshimet ligjore, por ka kërkuar rritjen e numrit të prokurorëve për të plotësuar këtë përgjegjësi të shtuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *