Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 July 2026
Vizion fokus

Ndahet nga jeta senatori amerikan

I apasionuar pas shpellave dhe lartësisë, kush është i...

Autorët i zunë pritë dhe qëlluan 25 plumba, a...

U ekzekutua në derën e shtëpisë, viktima u qëllua...

Tragjedi në Klos, ishte duke u stërvitur 38 vjeçari...

Të shtëna me armë gjatë një festivali në Toronto,...

SHBA nis sulme të reja ndaj Iranit, Teherani shpall...

Tronditet sërish Shqipëria, vritet 50 vjeçari në Vorë

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, zjarrfikësit nxjerrin nga makina gruan...

Aksident në aksin Berat-Lushnjë, e moshuara përfundon në spital

SPAK dhe Prokuroria Speciale e Kosovës nënshkruajnë marrëveshjen për ekipe të përbashkëta hetimore

9 Mars 18:42

Prokuroritë speciale të Kosovës dhe të Shqipërisë e kanë zgjeruar bashkëpunimin duke e nënshkruar të hënën një marrëveshje për krijimin e ekipeve të përbashkëta hetimore, njoftoi Prokuroria Speciale e Kosovës.

Marrëveshja u nënshkrua gjatë një takimi të përbashkët pune në Prishtinë mes Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Shqipërisë, apo SPAK.

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, dhe shefi i SPAK-ut, Klodjan Braho, shprehën gatishmërinë për angazhim të përbashkët për ta çuar përpara bashkërendimin ndërinstitucional, thuhet në njoftim.

Delegacioni shqiptar u prit sot në takim edhe nga ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj.

“Gjatë këtij takimi u riafirmua angazhimi i përbashkët institucional në funksion të forcimit të sundimit të ligjit në të dyja shtetet, si dhe u diskutua për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit, koordinimin dhe efikasitetin në luftën kundër krimit në të dyja shtetet”, tha Prokuroria kosovare.

Sipas njoftimit, palët u pajtuan se forcimi i bashkëpunimit dhe bashkërendimi ndërmjet dy prokurorive në fushën e drejtësisë penale është thelbësor për përballimin e sfidave të përbashkëta dhe trajtimin e çështjeve me interes të ndërsjellë.

Autoritetet kosovare dhe ato shqiptare kanë kryer operacione të përbashkëta kundër krimit të organizuar në të kaluarën

Ato kishin shkatërruar një grup të trafikut të armëve që vepronte në të dy vendet gjatë një operacioni në vitin 2024, i cili ishte mbështetur edhe nga Eurojust dhe Europol.

Të dyshuarit ishin përgjegjës për furnizimin, transportin dhe shitjen e armëve dhe materialeve shpërthyese, duke krijuar një rrugë të ndërlikuar importi dhe eksporti drejt Bashkimit Evropian.

Gjatë atij operacionit të përbashkët më 2024 ishin arrestuar 14 të dyshuar në Shqipëri dhe Kosovë.

Puna e SPAK-ut në vitet e fundit është mbështetur dhe përshëndetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian. /REL/

Posted Under:
Anash Kronike
Tagged:
kosove SPAK Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Po lahej në lum, mbytet 15 vjeçari në Berat

më shumë...

“MIK Festival” ndalet në Drenovë, aktiviteti mbyll sot edicionin e 9-të me dy koncerte

më shumë...

Arkitektura ndër degët e kërkuara, maturantët e interesuar do t’i nënështohen testimit në 19 gusht

më shumë...

I dënuar në Itali me 13 vite burg për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari (EMRI)

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

1:05

Po lahej në lum, mbytet 15 vjeçari...

12:56

“MIK Festival” ndalet në Drenovë, aktiviteti mbyll...

12:30

Arkitektura ndër degët e kërkuara, maturantët e...

12:12

I dënuar në Itali me 13 vite...

12:05

Belshi i mbushur me turistë, të huajt...

11:37

Hipertensioni po prek edhe të rinjtë, mjekët:...

11:34

Dhuna mes të miturve, në rritje, psikologët:...

11:18

“Vinte në orët e para të mëngjesit...

11:02

Shpërndanin drogëra të forta si Ketaminë, MDMA...

10:56

Ndahet nga jeta senatori amerikan

10:42

Zbulohen qindra bimë kanabis në qarkun e...

10:35

I apasionuar pas shpellave dhe lartësisë, kush...

10:17

Autorët i zunë pritë dhe qëlluan 25...

10:12

U ekzekutua në derën e shtëpisë, viktima...

9:56

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë...

9:33

Tragjedi në Klos, ishte duke u stërvitur...

8:53

Të shtëna me armë gjatë një festivali...

8:50

SHBA nis sulme të reja ndaj Iranit,...

8:29

Parashikimi i motit për këtë të diel,...

8:22

Horoskopi, 12 korrik 2026, çfarë kanë parashikuar...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • Vrasja në Shkodër, dyshohet gjakmarrje! Dy vite më parë i af...
  • Vrasja e Koçekut u bë për gjakmarrje? Flet familjari i vikti...
  • Tronditet sërish Shqipëria, vritet 50 vjeçari në Vorë
  • Ekzekutimi i Aleksandër Koçekut, breshëri plumbash mbi makin...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.