E martë, 20 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Durrës/ I shpallur në kërkim për drogë, arrestohet 36-vjeçari i dënuar me 3 vite burg

Një 36-vjeçar i shpallur në kërkim është kapur dhe vënë në pranga nga Policia e Durrësit, pasi ishte dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim për prodhim dhe shitje të narkotikëve.

Sipas njoftimit të policisë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, pas sigurimit të informacioneve për vendndodhjen e tij, kanë organizuar veprimet për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit J. K., banues në Kavajë.

Reklamë

36-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës e kishte dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.