E martë, 20 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Po transportonte 3 emigrantë të paligjshëm drejt Malit të Zi, arrestohet 44-vjeçari

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 44-vjeçar, i cili u kap duke transportuar me automjet 3 shtetas të huaj që synonin të kalonin ilegalisht në territorin e Malit të Zi.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi Gj. U., 44 vjeç, banues në Shkodër.

Reklamë

Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë, gjatë natës, në rrugën nacionale pranë PKK Hani i Hotit, duke transportuar me automjetin e tij, 3 shtetas me origjinë afrikane, që synonin të kalonin ilegalisht në territorin e Malit të Zi. 3 shtetasit e huaj nuk dispononin dokumente identifikimi dhe dyshohet se kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.