Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia ka denoncuar faktin se shkollat po vihen në shërbim të pushtetit.

 

Në një postim në “Facebook”, Spahia ka nxjerrë disa biseda ku, sipas tij, drejtoresha e shkollës Teknologjike në Shkodër ndërpret mësimin e I vë mësuesit në funksion të nevojave të zonjës së Kryeministrit.

 

Spahia, akuzon qeverinë se po e trajton vendin si bahce të interesave të pushtetit.

 

“Shkolla ne dispozicion te pushtetit. Te qeshesh a te qash me menyren se si edhe shkolla vihet ne sherbim te pushtetit. Ja shembulli qe denoncohet i drejtoreshes militante te shkolles Teknologjike ne Shkoder qe nderpret mesimin, e i ve mesuesit ne funksion te nevojave te zonjes se kryeministrit! Shikoni mesazhet se si angazhimi i perseritur reflektohet si urdher nga drejtoresha! Deri tek shkollat shtrihen tentakulat e ketij pushteti qe e trajton kete vend si bahcen e Surrelit e padyshim promovon ushtare te verber.#VajMedetNxenesitNeCfareDuarshJane”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *