Subscribe

Babai i Sabrina Begaj, e vrarë pak ditë më parë në shtëpinë e prindërve të saj, nga ish-bashkëshorti, ka dhënë dëshmi tronditëse para mediave.

Ai zbuloi se Elton Metaj ia kishte rrëmbyer që të vogël pa dëshirën e saj.

Madje babai I viktimes tha se kohet e fundit, Eltoni e kishte tradhëtuar vajzën, cka bëri që Sabrina të kërkonte divorcin vitin e kaluar, aq më teper që dhëndri e dhunonte. Ai madje shtoi se e kishin të faktuar tradhëtine bashkëshortore te Eltonit, ndaj vajza nuk qëndroi më me të, ndonëse e pati të vështirë sepse në mes ishte edhe fëmija I mitur I ciftit.

 

 “Ju falënderoj juve dhe i kërkoj falje gjithë opinionit publik fierak se më ka respektuar gjithë jetën time. Për fat të keq, si prindër, ne u larguam prej vitesh jashtë. Vite më parë kjo familje rrëmbehet, më rrëmbejnë vajzën me mashtrim. Në fillim nuk fola për respekt, ose për turp kundrejt të tjerëve. Pasi më thoshin; ti s’je i aftë se të iku fëmija nga shtëpia. Dhe është e vërteta, u detyrova që të bëja ‘paqe’ me fëmijë tim. U largova përsëri dhe çdo gjë po shkonte gradualisht shumë mirë. Pas disa vitesh lindi fëmijë, të na rrojë Noemi, që është fëmijë i mrekullueshëm dhe e ka bekuar perëndia. Ish-dhëndri, ky lloj plehra e shoqërisë shqiptare si mund ta quash, filloi të tradhtonte. Na erdhën foto. U konstatua me fakte. Vajza merr djalin në telefon dhe i thotë; Hajde më merr, se burri im po bredh me të tjerat dhe vjen në shtëpi. Pas 5 ditësh, pasi u në ndodhesha, vjen dhe kërcënon në shtëpinë time me armë. Një plehra e shoqërisë fierake dhe shqiptare, kërcënon shtëpinë time me armë. Nuk fola, për shumë gjëra, po e përsëris. Për hir të shumë gjerave, nuk denoncova. Pasi e arrestojnë fillon e ëma, e cila është një copë injorante, mashtruese dhe intrigante. Nisi dhe tha që herën e parë armën e kishte marrë në shtëpinë time. Por unë e deklaroj se ky është mashtrim. Atëherë policia e rendit pse nuk kontrolloi se ku ishte marrë arma. E dyta deklaroi se unë kisha ndërhyrë që të çonin në burgun e të çmendurve në Zahari, në burg ku rrinë të çmendurit. Unë kërkoj një gjë, se di se si e mendoni këtë, me gjithë këto armë, prova, gëzhojat, merr peng shtëpinë time.

 

Babai I vajzës së vrarë akuzon prokurorin e cështjes dhe mjekët që fiurmosën një raport mjekësor I cili bëri q ëish dhendri të dal ënga burgu në korrik të këtij viti.

 

 

Ky zoti Prokuror, zoti Çlirim, unë e denoncoj publikisht, dhe zotin Piro Sota. Meqë e liruan, le të përgjigjen ata për time bijë. Unë akuzoj ish-ministren e Drejtësisë, ku ishin?! Mbi të gjitha, kush janë këta mjekë që ndryshuan një deklaratë të tillë?! Që qenka i sëmurë dhe të bëjë atë akt që bëri, një krim në shtëpinë. Unë këtë nuk dua ta kalojë në plumb, por në varje. Ai dhe e gjithë familja e tij në burg. Ishte familja e tij dhe ajo plehra që e bëri. Ajo i thoshte të birit; të tradhtoi. Sot vajza bënte 23 vjeçe. Nëse ajo kishte faj, unë mbaj përgjegjësi penale. Në momentin kur ndodhi ngjarja ishte nusja e djalit, që dje u bëra gjysh. Po ashtu ishte dhe vajza që doli para për mos të qëlluar kunatën. Ai kishte ruajtur që mos të kishte meshkuj, ai i bie të jetë një mi. Një mi që kalon në ato kanalet e ujërave të zeza”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *